Pasaportat për narko-bosët, lëshohet fletarrest për ndërmjetësuesin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia mbrëmjen e sotme ka lëshuar një fletarrest për ndërmjetësuesin e pasaportave të rrejshme të “Bosëve”.

Bëhet fjalë për Raif Miftarin nga Shkupi i cili nuk ishte arrestuar në aksionin e parë të policisë ku u arrestuan 9 kolegët e tij.

Sipas prokurorisë ai dyshohet për shpërdorim të detyrës zyrtare. Edhe pse nuk ishte arrestuar me grupin tjetër, prokuroria për të kishte caktuar ditë më parë masën e paraburgimit 30-ditor.

Ndryshe, policët e arrestuar kanë lëshuar pasaporta të rrejshme për disa trafikantë të drogës, të cilët janë të njohur në Ballkan./Telegrafi/

Advertisement

 

Pasaportat për narko-bosët, lëshohet fletarrest për ndërmjetësuesin shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy