Ende nuk ka konsensus për Rezolutën e OBRM-PDUKM-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deri më tani, nuk ka konsensus për Rezolutën e OBRM-PDUKM-së për linjat e kuqe për gjuhën dhe identitetin maqedonas në negociatat me Bullgarinë.

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se ata ende nuk kanë asnjë qëndrim nëse do ta mbështesin atë apo jo.

“Ne do të presim që Rezoluta e paraqitur nga OBRM-PDUKM të vijë së pari në debatin parlamentar dhe vetëm atëherë do të deklarohemi”, thotë Elmi Aziri.

Ritmi i ngjarjeve parlamentare tregon se nuk ka vend për Rezolutën në korrik dhe gusht. Debati për buxhetin në Komisionin për Financa dhe Buxhet do të zgjasë deri më 17 korrik. Seanca plenare pesë-ditore është caktuar për 22 korrik. 30 korriku është rezervuar për pyetjet e rregullta parlamentare dhe nga gjysma e parë deri në gjysmën e dytë të gushtit deputetët shkojnë me pushime.

Advertisement

Burime parlamentare për “Lokalno” thonë se kur dhe nëse Rezoluta do të jetë në rendin e ditës të një seance parlamentare, ende varet nga vendimi i Kryetarit Talat Xhaferi.

BDI dhe LSDM pranuan Rezolutën e OBRM-PDUKM për vijat e kuqe të Maqedonisë në negociatat me Bullgarinë. Kryeministri Zoran Zaev tha se emri i ri kushtetues i vendit duhet të futet në dokument dhe të përcaktohen disa formalitete./Telegrafi/

Ende nuk ka konsensus për Rezolutën e OBRM-PDUKM-së shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy