Enti për statistikë do të publikojë detaje për regjistrimin e popullsisë në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Drejtori i Entit shtetëror për statistikë, Apostol Simovski së bashku me zëvendësdrejtorin, Ilmi Selami sot do të mbajnë konferencë për shtyp mbi Metodologjinë për përgatitjen, organizimin dhe zbatimin e Regjistrimit të popullatës, amvisërive dhe banesave në Maqedoninë e Veriut 2021.

Konferenca për shtyp do të jetë në onlajn përmes aplikacionit ZUM, ndërsa do të mund të ndiqet në fejsbuk kanalin e Entit Shtetëror për Statistikë.

Kuvendi me 21 janar 62 vota “pro”, pa “abstenime” dhe pa “kundër” e miratoi Ligjin për Regjistrimin e popullatës, amvisërive dhe banesave në Maqedoninë e Veriut, sipas të cilit regjistrimi duhet të kryhet nga prilli 1 deri më 21 prill të këtij viti.

Advertisement

Ligji garanton realizim të regjistrimit sipas standardeve ndërkombëtare dhe standardeve të Eurostat.

Opozita mbetet në qëndrimin se regjistrimi duhet të shtyhet për vitin e ardhshëm, ose nëse insistohet ai të realizohet në pranverë, të realizohet në mënyrë elektronike. VMRO-DPMNE e filloi zyrtarisht edhe iniciativën për shfuqizimin e Ligjit për regjistrim.

Presidenti vendit, Stevo Pendarovski kohët e fundit deklaroi se për mendimin e tij nuk do të ishte problem shtyrja e zbatimit të këtij operacioni statistikor dhe mbajtja e tij në maj ose qershor, për të cilën pardje edhe kryeministri Zoran Zaev deklaroi se një mundësi e tillë vlen të merret në konsideratë, por theksoi, vetëm nëse bëhet fjalë për shtyrje prej një ose dy muajsh.

Enti për statistikë do të publikojë detaje për regjistrimin e popullsisë në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy