ESHR-Maqedoni: Miliona denarë shpenzohen për dixhitalizim, certifikatat e lindjes jepen me makinë shkrimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Enti Shtetëror për Revizion njofton se dixhitalizimi i librave të regjistrit civil ende nuk është përfunduar, pavarësisht faktit se ka filluar më shumë se një dekadë më parë dhe në të janë investuar mbi 520 milionë denarë. 52 përqind e të dhënave në librat e regjistrit civil janë skanuar dhe 49 përqind e të dhënave janë futur në regjistrin elektronik të civilëve.

Ky nivel zbatimi, siç u njoftua sot nga ESHR-ja, nuk mundëson thjeshtimin dhe përshpejtimin e shërbimeve për qytetarët, as nuk çon në përmirësim të cilësisë së të dhënave të përdorura nga institucionet kompetente në përputhje me kompetencat e tyre ligjore.

Sipas ESHR-së, mungesa e një strategjie të qartë, mekanizmave të kontrollit dhe burimeve njerëzore të kualifikuara pengon seriozisht përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe rrit rrezikun e keqpërdorimit të të dhënave personale dhe humbjes së materialit arkivor me vlerë të qëndrueshme.

“Mungesa e analizave të hollësishme dhe një plani të qartë veprimi për dixhitalizimin e librave të regjistrit civil çoi në një rritje të kostove, nga 13.1 milionë denarë të planifikuar fillimisht në 157 milionë denarë. Pavarësisht kësaj rritjeje të shumëfishtë të kostove të parashikuara, procesi nuk ka përfunduar ende. Shpenzimet totale për furnizimin dhe mirëmbajtjen e regjistrit elektronik civil dhe dixhitalizimin e librave të regjistrit civil, nga viti 2012 deri më sot, arrijnë në 520.952 mijë denarë, ose afërsisht 8.5 milionë euro. Me qëllim përshpejtimin e procedurave për dixhitalizimin e librave të gjendjes civile, nga viti 2018 deri në vitin 2024, u lidhën 288 kontrata shërbimi me 216 persona për “futjen e të dhënave në regjistrin elektronik të gjendjes civile në një shkallë më të gjerë”.

Advertisement

U konstatua se shumica e personave të angazhuar nuk kryenin aktivitete që lidheshin me futjen e të dhënave në regjistrin elektronik civil, por ishin të angazhuar në kryerjen e detyrave të tjera të punës, për të cilat ishin paguar mjete në vlerë prej 30.578 mijë denarësh”, thuhet në raporton e Entit Shtetëror për Revizion./Telegrafi/

The post ESHR-Maqedoni: Miliona denarë shpenzohen për dixhitalizim, certifikatat e lindjes jepen me makinë shkrimi appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy