ESHS Maqedoni: Çmimet e shërbimeve hoteliere janë rritur për 15.9 përqind, krahasuar me vitin 2021

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Indeksi përmbledhës i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – korrik 2022 është rritur me 8.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa krahasuar me dhjetorin 2021 ka shënuar rritje prej 7.2 për qind.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në korrik 2022 është rritur me 4,2 për qind krahasuar me muajin paraardhës.

Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje është vërejtur në grupet Ushqimore me 6.4 për qind dhe Akomodim me 0.2 për qind.

Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në korrik 2022 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar është rritur me 15,9 për qind.

Advertisement

The post ESHS Maqedoni: Çmimet e shërbimeve hoteliere janë rritur për 15.9 përqind, krahasuar me vitin 2021 appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy