ESHS Maqedoni: Deri në ora 18:00 janë regjistruar 502.000 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Enti Shtetëror për Statistika njoftojnë se deri në ora 18:00 janë regjistruar 502.000 persona dhe se regjistrimi vazhdon.

“Janë regjistruar mbi 500 mijë qytetarë. Enti Shtetëror për Statistika njofton se për të gjitha mëdyshjet dhe paqartësitë në lidhje me regjistrimin mund të drejtohet te Byroja për Regjistrim ose në numrat e telefonit që janë publikuar në ueb-faqen popis2021.stat.gov.mk”, thonë nga ESHS.

Ata shtojnë se suksesi i këtij operacioni statistikor varet nga të gjithë ne.

Ndërkaq nga diaspora deri më tani, përmes aplikacionit online janë regjistruar 192.538 persona.

Advertisement

Regjistrimi i Popullsisë dhe Amvisërive në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka nisur me pesë shtator ndërsa do të realizohet deri më 30 shtator.

Deri me 30 shtator do të mund të regjistrohet online edhe diaspora, ndërkaq qytetarët nga diaspora që jetojnë jashtë vendit, e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, do të mund të regjistrohen edhe nga familjarët ose të afërmit e tyre në Maqedoninë e Veriut, persona që i dinë të dhënat për personin në fjalë./Telegrafi/

Advertisement

ESHS Maqedoni: Deri në ora 18:00 janë regjistruar 502.000 persona shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy