ESHS Maqedoni: Në vitin 2021 kishte më shumë martesa se në vitin paraprak

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i martesave gjatë vitit 2021, krahasuar me vitin paraprak, është rritur për 29.8% dhe arrin në 13 337 martesa.

Shumica e martesave, 1 981 ose 14.9%, u lidhën gjatë muajit gusht, ndërsa më së paku kemi gjatë muajit prill, 667 ose 5.1%.

Më së shpeshti kemi kurorzime në martesë të parë, edhe atë me një pjesmarrje prej 94.0% për femra dhe 93.3% për meshkuj.

Nga numri i përgjithshëm i kurorzimeve, burrat kanë një pjesmarrje më të madhe në martesa të dyta me 6.2% dhe të treta me një pjesmarrje prej 0.6%.

Advertisement

Gjatë vitit 2021, numri më i madh i kurorzimeve prej 4 392 janë të lidhura te gratë në moshë prej 25 deri 29 vjeç ose 32.9%.

Sipas moshës, edhe te burrat të së njejtës grupmoshë kemi më së shumti kurorzime, edhe atë 4 959 ose 37.2%.

Mosha mesatare e martesës së parë është 27.0 vjeç për femrat dhe 29.8 vjeç për meshkujt.

ESHS Maqedoni: Në vitin 2021 kishte më shumë martesa se në vitin paraprak shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy