ESHS: Paga mesatare neto në janar ishte 29.980 denarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, indeksi i pagës neto mesatare të paguar nga të punësuar në janar 2022, krahasuar me janar 2021, është 106.0.

Kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës neto mesatare mujore të paguar për punonjës në sektorët: Objekte akomodimi dhe shërbime ushqimore (13.9%), Veprimtari të tjera shërbimi (13.8%) dhe Tregti me shumicë dhe pakicë; riparimi i mjeteve motorike dhe motoçikletave (11.0%).

Rritje e pagës neto mesatare mujore të paguar për punonjës, krahasuar me muajin paraardhës, është shënuar në sektorët: Bujqësi, Pylltari dhe Peshkim (8.6%), Veprimtaritë Shëndetësore dhe Mbrojtjes Sociale (6.6%) dhe Veprimtari të tjera shërbimi (5.0%).

Paga mesatare mujore e paguar neto për punonjës në janar 2022 ka arritur në 29.980 denarë (486 euro)./Telegrafi/

Advertisement

ESHS: Paga mesatare neto në janar ishte 29.980 denarë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy