Është arrestuar një person nga Shkupi, dyshohet se ka marr para në një bastore në zonën e Qendrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB njofton se dje 07.11.2023 oficerët e policisë nga Aeroporti dhe Draçevo e privuan nga liria U.Sh. (31) nga Shkupi.

“Ai dyshohet se menjëherë më parë në një lokal bastesh sportive në zonën e Qendrës ka marrë para duke kërcënuar punonjësen. Atij i janë gjetur para, të cilat dyshohet se kanë origjinën nga një krim, pas së cilës U.Sh. është ndaluar në komisariat. Pas masave dhe veprimeve të marra dyshohet se ka kryer pesë vepra të tjera penale në zonën e Shkupit” njoftojnë nga MPB-ja.

Pas dokumentimit të plotë të të gjitha veprave penale nga Qendra dhe Bit Pazari, kundër autorit do të bëhet kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Shkupit. /Telegrafi/

Është arrestuar një person nga Shkupi, dyshohet se ka marr para në një bastore në zonën e Qendrës shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy