Është djegur një autobus dykatësh këtë pasdite në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një autobus dykatësh ka marrë flakë në ora 15:30 në bulevardin “Kiro Gligorov” në Shkup.

Komandanti i Njësitit territorial zjarrfikës i Qytetit të Shkupit, Zvonko Tomeski ka deklaruar për MIA-n se është intervenuar me një automjet dhe pesë zjarrfikëse dhe se zjarri është shuar plotësisht.

Nga NQP theksuan se nuk ka pasur udhëtarë në autobusin e NQP-së, që pasdite është djegur në afërsi të garazheve të ndërmarrjes publike në Autokomandë.

“Në momentin e djegies së automjetit, në të nuk ka pasur udhëtarë, duke marrë parasysh atë se automjeti tërhiqej në garazhë në Autokomandë, pas përfundimit të turit. Falë shkathtësisë së shoferit, intervenimit të tij të shpejtë dhe intervenimit të ekipeve të Brigadës zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit, zjarri në automjet është vënë nën kontroll, respektivisht është penguar dëm më i madh material. Automjeti është i siguruar dhe presim që për kohë të shkurtë të aftësohet për shfrytëzim”, thonë nga NQP./Telegrafi/

Advertisement

Është djegur një autobus dykatësh këtë pasdite në Shkup shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy