Është koha për zbritje, është koha për blerje në “City Mall” në Shkup!

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të gjithë jemi të emocionuar për zbritjet e mëdha dimërore që tashmë janë këtu. Është koha për të shijuar blerjet në “City Mall” me çmime më të ulëta, jashtëzakonisht të ulëta.

Në këtë periudhë deri në fillim të shkurtit në “City Mall” në Shkup mund të gjeni zbritjet dhe promovimet më të mëdha që brendet do t’i ofrojnë në koleksionet dimërore.

Kjo periudhë dimërore apo periudha e pushimeve mund të jetë vërtet e vështirë për buxhetin vendor, kështu që “City Mall” së bashku me qiramarrësit e saj u siguruan që vizitorët të gëzojnë çmime jashtëzakonisht të ulëta, çmime të ngrira, aksione dhe promocione të mëdha. Këto zbritje janë të fundit në një seri uljesh kur bëhet fjalë për koleksionet vjeshtë/dimër.

“Kjo fushatë vjen paralelisht me periudhën kur pothuajse kudo në botë fillon shitja e madhe dimërore apo likuidimi i pjesëve të fundit me çmime super të ulëta. Prandaj qendra tregtare fton të gjithë dashamirët e modës në këto ditë dimri të vizitojnë “City Mall” në Shkup dhe të shijojnë përzgjedhjen e shkëlqyer që ofrojmë”, deklaruan nga ekipi i marketingut.

Advertisement

Fushata “Winter Last Minute Sale” është aksioni i fundit në të cilin mund të blini produkte nga koleksionet vjeshtë/dimër me çmime më të ulëta dhe në të marrin pjesë pothuajse të gjitha dyqanet në qendër.

Është koha për “Winter Last Minute Sale” në “City Mall” në Shkup.

Është koha për zbritje, është koha për blerje në “City Mall” në Shkup! shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy