Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të prokurorit publik në kryerjen e funksionit të prokurorisë publike pranë Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas procedurës disiplinore ndaj prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe shqyrtimit të raporti i prokurorit-informator, ka marrë vendim me të cilin është përcaktuar se prokurori është përgjegjës për shkelje të rëndë disiplinore të kryer nga neni 91 paragrafi 8 i Ligjit për Prokurorinë Publike.

Në bazë të dëshmive të paraqitura, Komisioni konstatoi se prokurori publik nuk ka vepruar në rastet në afatet e parapara ligjore pa arsye të arsyeshme, gjë që e ka zgjatur dukshëm procedurën në lëndë. Duke marrë parasysh atë dhe rrethanat tjera, është vendosur që Këshillit të Prokurorëve Publik t’i dorëzohet propozim për shkarkimin e prokurorit publik, njoftojnë nga Prokuroria. /Telergafi/

Është paraqitur propozim për shkarkimin e prokurorit publik në Maqedoni për shkak të shkeljes së rëndë disiplinore shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";