Familjarët e Sazdovskit kërkojnë vërtetim të dënimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ditë para protestës, që pritet të mbahet në Shkup për të shprehur pakënaqësinë ndaj aktvendimit në rastin e Nikolla Sazdovskit, janë ngritur në këmbë të dy palët.

Familja e Sazdovskit, sot deri te Prokuroria Publike kanë dorëzuar ankesë për shkak të uljes së dënimit, të siç thonë ata, “kryerësve të vrasjes, nga 19 në 16 vjet burg”.

“Dënimi maksimal për këtë vepër, është dënim i përjetshëm, por për personat më të rinj se 21 vjet, gjegjësisht nëse kryerësit nuk kanë 21 vjet në kohën e kryerjes së veprës, nuk mund të dënohen më shumë se 20 vjet. Vallë kjo nuk është një moment lehtësues i mjaftueshëm për këta persona? Ishin të rinj, vallë Nikolla ishte i vjetër? Vallë ndahemi në Maqedoni për të rinj dhe të moshuar? Jo, ajo nuk duhej të ishte kështu. Për këtë, ne erdhëm këtu që të shprehim një protestë të qetë dhe revoltë. Dorëzuam te prokurori publik një kërkesë që të vazhdojë procesi dhe të kërkojë dënim maksimal nga gjykata e shkallës së tretë, gjegjësisht nga Gjykata Supreme dhe shpresojmë se Gjykata Supreme do ta vërtetojë atë, përkatësisht të vërtetojë dënimin prej 19-vjetësh”, tha babai i Nikollës, Toni Sazdovski, transmeton TV21.

Por, nga ana tjetër, vëllai i njërit nga të dënuarit në këtë rast, Besir Belës, Besari edhe sot ka deklaruar, se vëllai i tij asnjëherë nuk e kreu veprën për të cilën dënohet.

Advertisement

“Është dënuar për një vepër që nuk e kanë kryer asnjëherë. Është dënuar për vrasje mizore. Ajo është vepra më e rëndë për të cilën mund të akuzohet një njeri. I bie sikur të akuzohet për masakër dhe ajo mund të shkojë të dënohet deri me burg të përjetshëm”, tha Besari.

Nikolla Sazdovski ishte pjesëtar i grupit të tifozëve “Komitët”. Ai ndërroi jetë më 29 qershor të 2018-s, pasi u rrah. Për këtë vepër u dënuan Besir Bela dhe Skender Demiri me 19 vjet burg.

Familjarët e Sazdovskit kërkojnë vërtetim të dënimit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy