Faqja e MEPSO-s është sërish aktive pas sulmit kibernetik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Uebfaqja e operatorit maqedonas të transmetimit të energjisë elektrike MEPSO AD Shkup, pas sulmit kibernetik të javës së kaluar, sot është rikthyer në funksionim.

Më 7 të këtij muaji, MEPSO njoftoi se janë shënjestër e një sulmi kibernetik, por se nuk kërcënohet integriteti i plotë i rrjetit elektroenergjetik dhe furnizimi me energji elektrike.

Incidenti, siç kanë bërë të ditur, është raportuar në të gjitha institucionet kompetente konform rekomandimeve dhe rregullave për sigurinë kibernetike, ndërsa shërbimet e ekspertëve kanë marrë të gjitha masat për zbutjen e efekteve të sulmit dhe në bashkëpunim me ekspertë të terrenit kanë punuar për normalizimi i punës së përditshme të kompanisë.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski, megjithatë, në një deklaratë për media, informoi se për të tejkaluar problemin dhe për të rikthyer plotësisht kompaninë në funksion të saj, është punuar edhe me mbështetje ndërkombëtare.

Advertisement

Faqja e MEPSO-s është sërish aktive pas sulmit kibernetik shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy