Fatmir Besimi: MF i vazhdoi përpjekjet për përmirësim të transparencës në menaxhimin me financat publike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, lidhur me Raportin e publikuar të Komisionit evropian për përparimin e Maqedonisë së Veriut, theksoi se Ministria vazhdon me përpjekjet për përmirësim të transparencës në menaxhimin me financat publike.

Në pjesën e politikës ekonomike. Besimi në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se Propozim-ligji për buxhet organik është në procedurë kuvendore dhe parasheh vendosje të rregullave fiskale, trup të pavarur për mbikëqyrje fiskale dhe kornizë afatmesme buxhetore. Lidhur me rritjen e transparencës dhe llogaridhënies të transaksioneve buxhetore, Ministria e Financave në ueb-faqen e vet vendosi Numërues fiskal dhe Kalendar fiskal.

“Për konsolidimin e borxhit publik në afat të mesëm Plani për rritje të përshpejtuar ekonomike 2021-2025 është në proces të konsultimeve në Qeveri. Plani do të kërkojë mënyra inovative për mobilizimin e investimeve private. U vendos Mekanizëm i efikasitetit të shpenzimeve kapitale – KAPEF për rritjen e realizimit të buxhetit”, shkruan ministri.

Ai shtoi se efekti parësor nga rezultati i politikës fiskale për lehtësimin e pasojave socio-ekonomike nga pandemia e KOVID-19 është i kënaqshëm, ndërsa masat e parapara sa i përket pakove të pagave dhe krijimit të vendeve të reja të punës rezultuan të jenë adekuate.

Advertisement

Vendi me qëllim që t’i përzgjedh masat më adekuate për reformat strukturore, filloi të zhvillojë kapital për vlerësimin e ndikimeve ekonomike, sociale dhe ekologjike të politikave ekonomike.

“Programi për reforma ekonomike për periudhën 2021-2023 u parashtrua në kohë. Vendi u cilësua si më i miri sa i përket zbatimit të treguesve të politikave të miratuara në Dialogun e përbashkët ndërmjet BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë në muajin maj të vitit 2020”, shtoi ai.

Sipas Besimit, Ministria e Financave vazhdoi me përpjekjet lidhur me përmirësimin e transparencës në menaxhimin e financave publike. Ai thotë se është miratuar portali Financa të hapura, me të cilin sigurohen informata për transaksionet e kryera nga Komunat.

Ministri Besimi informoi se Ministria e Financave vendosi vegël të re për transparencë sa i përket borxhit publik, ndërkaq sistemi për financa publike u promovua si një nga prioritetet e Qeverisë.

Advertisement

“Fokusi ishte në ndryshmin nga buxhetimi tradicional në buxhetimin me performanca dhe vendosjen e kornizës shumëvjeçare buxhetore. Treguesit SMART të efikasitetit u përcaktuan me qëllim që të arrihet realizimi i qëllimeve të synuara dhe zbatimi i rezultateve”, tha ministri.

Ai shtoi se nga tetori i vitit 2020, Ministria e Financave filloi me publikimin e të dhënave për të hyrat dhe shpenzimet e ndërmarrjeve publike dhe shtetërore në bazë tremujore, si dhe të dhënat për realizimin e buxhetit të vetëqeverisjes lokale.

Fatmir Besimi: MF i vazhdoi përpjekjet për përmirësim të transparencës në menaxhimin me financat publike shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy