Faton Islami: Mos ndaloni edhe nëse ju ngacmojnë për ëndrrat tuaja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Faton Islami: Mos ndaloni edhe nëse ju ngacmojnë për ëndrrat tuaja

Faton Islami filloi karrierën nëpër rrjete sociale si prishës i barrierave nëpër rrjetet. Ai për Telegrafi Maqedoni ka folur për ndryshimin e karrierës, projektin e fundit dhe planet për të ardhmen.

Islami ka zbuluar se në shkollë të mesme ka qenë viktimë e ngacmimit si pasojë e krijimtarisë dhe bëri apel që mos ndalen duke punuar të rinjtë edhe nëse ngacmohen për mënyrën e shprehjes apo veprimit. Gjithashtu ju tha atyre që ngacmojnë që mos veprojnë kështu pasi ndikon negativisht tek i ngacmuari.

“Loca” ka qenë projekti i fundit i Faton Islamit. Kënga e tij ishte ndryshe nga veprimtaria e tij e mëparshme, ku me video komedi “sulmonte” fenomenet e ndryshme në shoqëri, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Advertisement

Ai gjithashtu ka treguar se kanë hapur edhe kompaninë për videoproduksion për të bërë përmbajtje për kompanitë dhe brendet e tyre.

Fatoni ka paralajmëruar edhe projektin e ri muzikor në muajin shkurt. Ndiqeni intervistën e plotë me Faton Islamin. /Telegrafi/

Advertisement

Faton Islami: Mos ndaloni edhe nëse ju ngacmojnë për ëndrrat tuaja shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy