Federata Evropiane e Gazetarëve (FEG): Kërkojmë transparencë në rastin e Koço Angjushevit kundër gazetarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Procedurat gjyqësore pas padisë për shpifje të dorëzuar nga ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Koço Angjushev, duhet të zhvillohen në mënyrë sa më transparente, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.

“Federata Evropiane e Gazetarëve (FEG) i bashkangjitet Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) në dënimin e vendimit të gjyqkatëses Jovanka Spirovska Paneva, e cila më 13 tetor 2023, e mbylli seancën gjyqësore për rastin kundër IRL për publikun.

Gazetarët e pranishëm dhe përfaqësuesit e publikut në këtë seancë gjyqësore, u detyruan të largohen nga salla e gjyqit. Poashtu, FEG mbështet procedurat ligjore të nisura nga SHGM kundër këtij vendimi.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka dorëzuar kërkesë në Këshillin Gjyqësor për të kontestuar vendimin e gjyqtares Jovanka Spirovska Paneva. Rasti është pjesë e padisë për fyerje dhe shpifje që Koço Angjushev, ish-zëvendëskryeministër i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, e ngriti kundër Laboratorit të Reporterëve Hulumtues (IRL) dhe kryeredaktores Sashka Cvetkovska për hulumtimin me titull “Konspiracion kundër ajrit” i publikuar më 16 maj 2021.

Advertisement

FEG dhe SHGM konsiderojnë se nuk ka bazë ligjore legjitime për vendimin e gjykatëses. Përjashtimi i gazetarëve dhe vëzhguesve të tjerë dëshmon synimin për censurë në një rast që cenon lirinë e shprehjes, por edhe të drejtën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për t’u informuar për një kërcënim serioz ndaj shëndetit publik.

Në dhjetor të vitit 2021, SHGM në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) i dha IRL-së çmimin për storjen më të mirë investigative gazetareske për hulumtimin e tyre mbi ndotjen e ajrit në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftimin e SHGM-së.

Nga atje thonë se ky reagim i EFN-së është në kuadër të mekanizmit të reagimit të shpejtë për lirinë e medias (Media Freedom Rapid Response) i cili monitoron situatën dhe reagon ndaj shkeljeve të lirisë së mediave në vendet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate./Telegrafi/

Federata Evropiane e Gazetarëve (FEG): Kërkojmë transparencë në rastin e Koço Angjushevit kundër gazetarëve shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy