Më datë 29.03.2025 në orën 17:00. në Qendrën Emergjente të Gostivarit është raportuar se tek ata pa ndjenja është dërguar për ndihmë mjekësore një fëmijë mashkull tre vjeçar nga Gostivari.

Punonjësit e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bisedë me ta prindërit kanë deklaruar se fëmija ka ngrënë një karamele gome në shtëpi, me ç’rast ka filluar të ngulfatet dhe ka humbur ndjenjat.

Fëmijës i është dhënë ndihma mjekësore dhe më pas është transferuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Është njoftuar prokurori publik dhe rasti është duke u zbardhur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Fëmija tre vjeçar dërgohet pa ndjenja në Spitalin e Gostivarit appeared first on Telegrafi.