Fetahu: Kjo festë e madhe është simbol i kryerjes së amanetit të besuar nga Zoti

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me rastin e festës së Fitër Bajramit kreu i Bashkësisë Fetare Islame në republikën e Maqedonisë së Veriut, Shaqir Fetahu ka theksuar rëndësinë e kësaj feste duke nënvizuar se bëhet fjalë për një simbol të kryerjes së amanetit të besuar nga Zoti.

“Ky Ramazan i bekuar, ishte bashkë me ne në momentet më të vështira që solli sëmundja e rrezikshme Covid-19 dhe bashkëjetoi me ne gjatë tërë ditëve të agjërimit. Kjo bëri që të jetë një vlerë edhe më e madhe për besimtarin, sepse ne bëmë një luftë të dyfishtë, ajo kundër shejtanit të mallkuar dhe tjetra në përpjekjet tona për të dhënë kontribut në zbehjen dhe evitimin e prekjes nga virusi.

Andaj, sot po i drejtohemi të Madhit Zot me lutje të pranojë agjërimin tonë, ibadetet tona, duatë tona, lëmoshat tona, të gëzojë zemrat e të gjithë njerëzve anembanë globit, t’i shpëtojë dhe t’i ngritë të dobëtit, t’i pajtojë zemrat e njerëzve me qëllim për të jetuar në paqe e harmoni, t’i shërojë zemrat dhe plagët e familjeve të viktimave që solli sëmundja e rrezikshme dhe të forcojë unitetin tonë për të mirën e familjeve tona, popullit tonë dhe gjithë gjinisë njerëzore”, thuhet mes tjerash në urimin e kreut të BFI-së, Shqir Fetahu.

Fetahu: Kjo festë e madhe është simbol i kryerjes së amanetit të besuar nga Zoti shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy