Fetahu: Ramazani, muaji i paqes dhe solidaritetit për besimtarët myslimanë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë, Shaqir Fetahu, ka uruar besimtarët myslimanë në rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Në urimin e tij, ai ka theksuar rëndësinë e agjërimit si obligim për besimtarët, duke cituar një ajet nga Kuranit që flet për këtë detyrë themelore të fejes islame.

Fetahu ka theksuar se këtë muaj e përshkruan një ambient i lartë shpirtëror, që e bënë njeriun të ndihet më afër Zotit dhe i jep mundësi për t’u fokusuar në lutje dhe për të rritur dashurinë dhe kujdesin ndaj njëri-tjetrit.

Ai ka shprehur urimin që besimtarët të kenë iman të paluhatshëm, vullnet të mirë dhe vetëdije të lartë për të përmbushur detyrat fetare gjatë këtij muaji të shenjtë.

Fetahu: Ramazani, muaji i paqes dhe solidaritetit për besimtarët myslimanë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy