Fetai: Forumi Rinor i ASH-së vazhdon me VLEN-in

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas shkarkimit që iu bë nga strukturat partiake të Aleancës për Shqiptarët, ka reaguar Arben Fetai nga VLEN.

Ai thotë se Forumi Rinor brenda ASH-së vazhdon të mbetet VLEN.

Sipas tij gjenerata e re e ASH-së nuk bëhen pjesë e pazareve aktuale politike.

Reagimi i plotë:

Advertisement

FRASH – Zemra që rreh fort brenda Aleancës për Shqiptarët, vazhdon me ne në VLEN!

Të rinjtë e Aleancës për Shqiptarët kanë qenë dhe mbeten zëri më i pastër i idealizmit, forca e paepur e ndryshimit dhe ndërgjegjja e sinqertë e lëvizjes sonë.

Të udhëhequr me vizion dhe vendosmëri nga Yllka Nuredini, strukturat rinore të FRASH-it sot qëndrojnë fuqishëm në anën e besimit që na e dhanë 107 mijë qytetarë, në anën e ndryshimit të vërtetë. Sepse ndryshimi nuk është vetëm slogan: ai kërkon punë, përkushtim dhe këmbëngulje të palëkundur.

Kjo gjeneratë e re, me zë të qartë dhe qëndrim të pathyeshëm, nuk kontrabandohet dhe nuk bëhet pjesë e pazareve të atyre që për më shumë se dy dekada zbrazën shtëpitë e shqiptarëve duke përzënë rininë.

Advertisement

Në një realitet politik shpesh të mbyllur dhe të konsumuar, FRASH zgjedh të jetë ndryshe: i guximshëm, i zëshëm dhe i dinjitetshëm.

Të rinjtë nuk janë thjesht e ardhmja – ata janë tashmja, ata janë forca që i prinë ndryshimit. Ata nuk presin që t’u hapet rruga – ata e hapin vetë!

The post Fetai: Forumi Rinor i ASH-së vazhdon me VLEN-in appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy