“Filip Morris” dhe Komuna Qendër mbollën qershi japoneze në vijën e pemëve “Maksim Gorki” në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Filip Morris” dhe Komuna Qendër mbollën qershi japoneze në vijën e pemëve “Maksim Gorki” në Shkup

Kompania “Filip Morris Tutunski Kombinat Prilep” (FMTKP), në bashkëpunim me Komunën Qendër, në rrugën “Maksim Gorki” në Shkup, mbollën një varg fidanësh shumëvjeçarë të cilësisë së lartë të qershive japoneze.

Aksioni organizohet me rastin e fillimit të stinës së pranverës për zbukurimin e qendrës së qytetit, ndërsa fidanët e rinj zëvendësojnë pemët e thara në vendet tashmë ekzistuese.

“Në frymën e inovacionit dhe përgjegjësisë sociale të kompanisë, punonjësit e Philip Morris zhvilluan një aksion për të dekoruar vijën e pemëve ‘Maksim Gorki’ me fidane qershie japoneze. Ky është një gjest për të zbukuruar rrugën, ku së fundmi janë vendosur zyrat e reja të kompanisë. Philip Morris ka vendosur standarde të reja në vend, dhe kompania i zbaton idetë e saj novatore në të gjitha fushat e jetës shoqërore”, tha Ivan Kostiq, drejtor i përgjithshëm i “Filip Morris Tutunski Kombinat Prilep”.

Advertisement

“Filip Morris” dhe Komuna Qendër mbollën qershi japoneze në vijën e pemëve “Maksim Gorki” në Shkup shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy