Filipçe: 10 viktima të konfirmuara nga zjarri në Tetovë, numri mund të rritet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe, ka thënë se janë konfirmuar 10 viktima nga zjarri në kovid-qendrën në Tetovë.

Filipçe në një postim në Twitter, shkruan se ky numër mund të rritet, por bën thirrje tek qyetetarët dhe mediat të mos spekuojnë me numra.

“Në Tetovë ka ndodhur tragjedi, e cila ka marrë jetë njerëzish. Deri tani janë konfirmuar dhjetë viktima nga zjarri, por numri mund të rritet. Është ditë e vështirë për të gjithë”.

“Mjekët por luftojnë për jetët e të lënduarve. Apeloj tek mediat dhe qytetarët të mos spekulojnë me numra. Të gjitha informacionet e konfirmuara do t’i ndajë në kohë”, ka shkruar Filipçe./Telegrafi/

Advertisement

Filipçe: 10 viktima të konfirmuara nga zjarri në Tetovë, numri mund të rritet shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy