Filipçe: BE do të del si fituese dhe do të ndihmojë vendet të marrin vaksinat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë Venko Filipçe, në një intervistë për Klan Macedonia tha se Bashkimi Evropian do të del si fitues edhe përkundër të gjitha sfidave me të cilat ballafaqohet në procesin për imunizim të vendeve, që nuk janë anëtare të Unionit.

Filipçe tha se qëllimi është të arrihet imunitet kolektiv, e kjo sipas tij do të thotë, në të gjitha shtetet të zbatohet procesi i imunizimit, me çka do të ndryshonte pasqyra e pandemisë.

“Jam i bindur që edhe në këtë krizë BE-ja do të del si fituese dhe se do t’i ndihmojë vendet që nuk janë anëtare të BE-së, të vetëdijshëm se kjo është e rëndësishme, në kuptimin se nuk duhet të ketë asnjë rajon të pavaksiuar, pasi koncepti i plotë i imunizimit nuk do të mund në mënyrë adekuate të zbatohet”.

“Ideja e imunizimit është të arrihet imunitet kolektiv, e kjo do të thotë që në të gjitha shtetet të zbatohet procesi i imunizimit që definitivisht të ndryshojë pasqyra e pandemisë”, tha Filipçe./Telegrafi/

Advertisement

Filipçe: BE do të del si fituese dhe do të ndihmojë vendet të marrin vaksinat shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy