Në një prononcim për “Politico”, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe komentoi situatën aktuale me blerjen e vaksinave në Evropë dhe vendin tonë.

Ai tha se nuk e sheh blerjen e vaksinave si një çështje politike ose gjeopolitike dhe se ruajtja e shëndetit publik ishte një përparësi.

Filipce theksoi se të gjitha vendet e Bashkimit Evropian aktualisht po përballen me mungesa dhe sfida në prokurimin e vaksinave.

“Ne të gjithë përballemi me sfida me qasjen në vaksinim. Vendet e BE po përballen me sfidat e tyre. Unë mendoj se mekanizmi për solidaritetin evropian është vonë, por jo se nuk do të realizohet”, tha Filipçe./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Filipçe: Blerja e vaksinave nuk duhet të jetë çështje politike shkruan Telegrafi.