OBRM-PDUKM mbështet Ligjin për furnizimin e vaksinave: Asnjë i vaksinuar dhe gati 3.000 të vdekur, Filipçe duhet të japë dorëheqje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OBRM-PDUKM mbështet Ligjin për furnizimin e vaksinave: Asnjë i vaksinuar dhe gati 3.000 të vdekur, Filipçe duhet të japë dorëheqje

Me 70 vota të shumicës kuvendare dhe opozitës, deputetët e miratuan Ligjin për barna, me çka krijohen kushte për importimin e vaksinave me të cilat duhet të bëhet imunizimi i popullatës kundër COVID-19.

Në debat në Kuvend, opozita kritikoi ministrin Filipçe dhe akuzoi atë për gënjeshtra dhe manipulime me informacionet për furnizimin e vaksinave. Deputetët e OBRM-PDUKM-së kërkuan edhe dorëheqjen e ministrit Filipçe.


Kuvendi i Maqedonisë miratoi ndryshimet, opozita mbështet ligjin për blerjen e vaksinave

Advertisement

“Në vend që të kërkoni falje që nuk ka vaksina, për paaftësinë e Qeverisë, ju e sulmoni opozitën për shkak se nuk ka qenë e pranishme në seancë kur është propozuar ligji”, kreu i grupit kuvendar të kësaj partie, Nikolla Micevski.

Edhe depyteti i kësaj partie, Antonio Milloshoshski kërkoi përgjegjësinë te ministri Filipçe për vonesën e vaksianve dhe për numrin e madhe të të vdekurve nga virusit.

“Te ne edhe 100 edhe 200 viktima janë shumë. Maqedonia është rekordere për nga numri i të vdekurve. Dhe për këtë shkak ministri nuk ndodhet këtu, për shkak se deputetët e nënshkruajnë këtë ligj, dhe se nuk din si të përgjigjet në shumë pyetje”, tha Milloshoshki.

Advertisement

Ndryshe me këtë ligj mundësohet furnizimi i vaksinave nga kompania “Faizer”./Telegrafi/

OBRM-PDUKM mbështet Ligjin për furnizimin e vaksinave: Asnjë i vaksinuar dhe gati 3.000 të vdekur, Filipçe duhet të japë dorëheqje shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy