Filipçe dhe Shilegovi do të vizitojnë qendrën klinike “Nëna Terezë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot në orën 13:00 do të bëjnë një xhiro përgjatë qendrës klinike “Nëna Terezë” nga hyrja kryesore. Pas kësaj janë paraparë deklarata për mediat të ministrit Filipçe dhe kryetarit Shilegov në parkingun afër Klinikës për Gjinekologji dhe Akusheri.
“Në periudhën e kaluar, në Qendrën Klinike po rekonstruohen rrugë dhe trotuare, por hapen hyrje të reja, po ndahet komunikacioni i automobilave dhe ai i këmbësorëve, por formohet një korsi urgjente nga kapia kryesore, për lëvizje të pandërprerë të automjeteve të Ndihmës së Shpejtë Urgjente, mjekët dhe pacientët e klinikës, si dhe pastrimin dhe rregullimin e hapësirave publike
në Qendrën Klinike”, informoi Ministria e Shëndetësisë. /MIA

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy