“Koalicioni prej 14 partish është konfirmuar tashmë dhe listat e përbashkëta të këshilltarëve po përgatiten në bazë të tij, por procesi i bisedimeve me partnerë të tjerë sapo ka filluar dhe do të bisedojmë me të gjitha partitë politike”, deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në lidhje me koalicionimet para zgjedhjeve lokale.

Ai shtoi se do të zbatojnë mësimet që i kanë nxjerrë nga koalicionet e mëparshme.

“Kemi filluar të krijojmë bashkërisht listat në të gjitha bashkitë dhe po fillon procesi i diskutimeve me partnerë të tjerë. Do të bisedojmë me të gjitha partitë politike, por parimet e koalicionit nënkuptojnë që partnerët e koalicionit së pari duhet të respektojnë njëri-tjetrin, pastaj të bien dakord plotësisht për programet që do t’ua premtojmë qytetarëve, domethënë të zbatojmë mësimet e nxjerra nga koalicionet e mëparshme që në një farë mënyre dëmtuan imazhin e LSDM-së”,tha, Filipçe, në pyetjet nëse janë të mundshme koalicionet e LSDM-së me BDI-në ose Aleancën për Shqiptarët.

Lidhur me zhvillimet e fundit në koalicionin qeveritar që kur Taravari u largua nga VLEN, Filipçe thotë se është vetëm çështje kohe kur ajo të shpërbëhet plotësisht, sepse siç tha, kanë treguar se asgjë nuk i lidh në thelb.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Filipçe: Do të bisedojmë me të gjitha partitë dhe do t’i kemi parasysh mësimet nga koalicionet e mëhershme appeared first on Telegrafi.