Mickoski: Pas zgjedhjeve do të ulemi dhe do të bisedojmë me të gjitha partitë politike opozitare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski thotë se deri tani, siç edhe publikisht ka njoftuar, pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale ka kontaktuar me Arben Taravari nga VLEN.

Mickoski tha se pas zgjedhjeve të 8 majit, do të kontaktojë të gjitha partitë opozitare.

“Do të ulemi dhe do të bisedojmë me të gjitha partitë politike në Maqedoni që janë opozitare. Atë çfarë e thamë është konsensus politik dhe shoqëror, që për ne është i rëndësishëm kundër partive qeverisëse për momentin.

Atë që e thash në konferencën për shtyp më 24 prill mund sërish ta ri konfirmojë, kemi biseduar me Arben Taravarin, i urova për rezultatin e jashtëzakonshëm që e realizoi në zgjedhje, duke marrë parasysh se kush ishte kundërshtari nga ana tjetër në pjesën e kandidatëve të qeverisë, këtu mendoj për Stevo Pendarovskin dhe Bujar Osmanin”, tha mes tjerash Mickoski.

Advertisement

Mickoski: Pas zgjedhjeve do të ulemi dhe do të bisedojmë me të gjitha partitë politike opozitare shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy