Filipçe: Do të vaksinohem me vaksinën AstraZeneca kur do të ketë sasi më të madhe të vaksianve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë tha se rivaksinimi me vaksinën AstraZeneca do të bëhet për tre muaj për shkak se ky është rekomandimi i kompanisë që ka prodhuar edhe për vendet tjera.

“Për vaksinimin me AstraZeneca, ekipi ynë i ekspertëve e merr rekomandimin e kompanisë dhe nga vendet tejra dhe kjo është se rivaksinimi duhet të bëhet për tre muaj, që do të thotë se të gjithë këto vaksina do të përdoren. Tashmë kemi marrë mjaftueshëm vaksina. 100 mijë vaksina duhet të arrijnë në prill në Maqedoni. “, tha Filip♪e.

Në pyetje të gazetarëve nëse janë siguruar dozat për rivaksinim, Filipçe tha se muajin e ardhshëm pritet të arrijnë 76 mijë doza të AstraZeneca përmes Kovax mekanizmit.

Ai shtoi se do të vaksinohet kur do të ketë më shumë vaksina.

Advertisement

“Personalisht nuk do të vaksinohem tani, do të pres të vijë një sasi më e madhe e vaksinave”,tha Filipçe./Telegrafi/

Filipçe: Do të vaksinohem me vaksinën AstraZeneca kur do të ketë sasi më të madhe të vaksianve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy