Filipçe: Hetimi për rastin tragjik në Tetovë ende vazhdon

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp tha se kjo është një ditë e trishtueshme për vendin tonë duke shprehur ngushëllime familjeve të prekura nga ky rast tragjik.

“Për momentin ende vazhdon hetimi, dhe ju lutem të jeni të durueshëm dhe pritni të gjitha informatat zyrtare”, tha Filipçe.

Ai tha se në hetimin që ka nisur do të ketë edhe ekspertë të huaj me qëllim që hetimi të jetë i pavarur.

“Nga përgjegjësia askush nuk do të shpëtohet nëse hetimi këtë e vërteton”, tha Filipçe.

Advertisement

“Në spitalin e Tetovës ka pasur 26 pacientë, 2 mjek dhe 4 infermiere, 12 pacientët që u evakuuan janë të hospitalizuar në spitalin e Tetovës dhe janë në gjendje stabile. Nuk ka mjek dhe infermiere të vdekur, ndërsa në Instituin për Mjekësi ligjore janë dërguar 14 trupa, ndërsa viktimat janë të moshës nga 29 deri 79 vjet”, tha Filipçe./Telegrafi/

Filipçe: Hetimi për rastin tragjik në Tetovë ende vazhdon shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy