Filipçe: Jam i befasuar nga Pendarovski, marrja e vaksinës në Serbi nuk është e turpshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Filipçe: Jam i befasuar nga Pendarovski, marrja e vaksinës në Serbi nuk është e turpshme

Këtë pasdite, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentit të RMV-së, Stevo Pendarovski, i cili tha se fotografitë e qytetarëve që shkojnë për vaksinim në Serbi janë turp për ne.

“Unë jam i befasuar nga deklarata e Presidentit Pendarovski, fotografitë nga Serbia nuk janë turp, është një reflektim i solidaritetit në kohë krize. Përveç qytetarëve tanë, edhe qytetarë të vendeve fqinjë u vaksinuan, por asnjë president nuk tha që ishte turp për vendin e tij. Qeveria po bën çdo përpjekje për të siguruar vaksina dhe vaksinimi do të fillojë nesër.

Presidenti i shtetit si institucion duhet gjithashtu të luajë një rol të rëndësishëm në të gjitha këto procese të prokurimit. Për fat të keq, nuk kishte asnjë mbështetje konkrete nga Pendarovski,” reagoi Filipçe.


Pendarovski: Është turp për shtetin që qytetarët u vaksinuan në Serbi, kjo nuk duhet të ndodhë

Advertisement

Filipçe: Jam i befasuar nga Pendarovski, marrja e vaksinës në Serbi nuk është e turpshme shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy