Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka deklaruar se në bazë të përvojës në rajon, lloji indian i coronavirusit nuk pritet që ta përkeqësojë gjendjen epidemiologjike në vend.

Ai theksoi se autoritetet shëndetësore e ndjekin me vëmendje situatën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa ekspertët thonë se vaksinimi masiv mund ta parandalojë ekspansionin e virusit, por paralajmërojnë se qytetarët nuk duhet të çlirohen.

Ndërkohë, epidemia në Maqedoni është duke u ngadalësuar. Për një javë numri i infektimeve të reja ka rënë për 30 përqind. Raporti i Institutit për Shëndet Publik tregon se për shtatë ditë, janë regjistruar vetëm 155 raste të reja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu është ulur edhe numri i vdekjeve. Për një javë janë regjistruar vetëm 13 raste me fatalitet.

Numri i rasteve aktive deri sot (8 qershor) është 464./Telegrafi/

Filipçe: Lloji indian nuk pritet ta përkeqësojë gjendjen epidemiologjike, por situata ndiqet me vëmendje shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";