Identifikohet lloji i virusit “indian” në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Javën e kaluar te një pacientë i cili është shtruar në spital është identifikuar prania e llojit të virusit “indian” të SARS-COV-2.

Sipas anketës epidemiologjik të kryer nga spitali, pacienti u kthye nga Iraku, ku kishte qenë i sëmurë dhe i shtruar për 10 ditë, kur u kthye në vend, ai u transportua menjëherë në spital me një ambulancë speciale. Gjendja e pacientit është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetë, informon Ministria e Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, po ashtu me propozimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive sot propozoi që ora policore dhe masat aktuale të vazhdohen deri më 15 qershor, në territorin e të gjithë vendit.

Ministri shpjegoi se ky propozim i Komisionit është për shkak të mënyrës se si do të kufizonte grupimin shtesë në orët e vona.

Advertisement

Situata epidemiologjike në vend është e qëndrueshme, numri i rasteve aktive është në rënie, ndërsa numri i pacientëve të shtruar në qendrat kovide në territorin e të gjithë vendit është zvogëluar në mënyrë drastike./Telegrafi/

Identifikohet lloji i virusit “indian” në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy