Filipçe: LSDM propozon ligj special për mbështetje financiare për familjet nga Koçani

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Grupi parlamentar i LSDM-së po përgatit një ligj të veçantë që do të ofrojë mbështetje konkrete dhe të drejtpërdrejtë për familjet e prekura nga tragjedia në Koçan. Ligji, i cili do t’i paraqitet Parlamentit javën e ardhshme, është modeluar sipas praktikave nga disa vende anembanë botës që kanë reaguar me masa të ngjashme pas aksidenteve të mëdha”, njoftoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Në një intervistë për Alsat, Filipçe tha se ligji parashikon ndihmë financiare dhe institucionale për familjet e viktimave, si dhe mbështetje shtesë për ata që kanë anëtarë të lënduar.

“Qëllimi është të ndihmohen familjet që të kapërcejnë më lehtë momentet e vështira dhe kostot që rrjedhin nga tragjedia. Përveç kësaj, do të ofrohet mbështetje financiare për të forcuar sistemet aty ku është e nevojshme”, tha Filipce, duke shtuar se LSDM mbetet e hapur për diskutim mbi të gjitha çështjet që lidhen me ngjarjet, por këmbëngul në objektivitet dhe hedh poshtë çdo përpjekje për konstruksione politike dhe diskreditim personal.

Lidhur me protestën e sotme të prindërve të fëmijëve të vrarë në tragjedi, e cila u zhvillua para Kuvendit, kryetari i LSDM-së theksoi se takimi me ta u zhvillua me kërkesën e tyre, pa asnjë prapavijë politike.

Advertisement

The post Filipçe: LSDM propozon ligj special për mbështetje financiare për familjet nga Koçani appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy