Filipçe: Marrëveshja e Prespës është shembull se dy vende fqinje vetë mund të gjejnë zgjidhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

E rëndësishme për Marrëveshjen e Prespës është se është marrëveshja e parë në dekadat e fundit e arritur midis dy vendeve, ndërsa në të kaluarën këto lloj problemesh janë zgjidhur nga forca të tjera të fuqishme, nga vende të tjera të fuqishme dhe në mënyra të tjera. Është një shembull i mirë kur dy vende fqinje mund të ulen së bashku dhe të zgjidhin shumë çështje, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, gjatë pjesëmarrjes së tij në Konferencën e Dytë Ndërkombëtare në Athinë, në organizim të Institutit “Aleksis Cipras”.

Gjatë panel diskutimit, lideri i LSDM-së u përqendrua në rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës, por edhe për atë që duhet të bëjnë forcat progresive në të ardhmen.

“Marrëveshja e Prespës, është e rëndësishme, mbi të gjitha sepse tregon se me lidership dhe vizion konkret të liderëve si Ciprasi dhe Zaevi, shumë gjëra mund të zgjidhen. Marrëveshja e Prespës zgjidhi një mosmarrëveshje dekadash midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe i mundësoi Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e NATO-s, por për fat të keq nuk jemi në BE. Momentalisht kemi një qeveri autoritare të krahut të djathtë në vendin tonë që nuk dëshiron ta çojë vendin përpara, është si me vaksinën, morëm dozën e parë me NATO-n, por nuk morëm dozën e dytë”, theksoi Filipçe.

Foli edhe për regjimet autoritare jo vetëm në Evropë, por edhe në botë, për krizën në demokraci, e cila siç tha nuk është e re, dhe gjithashtu përcolli pikëpamjet e tij mbi atë që forcat progresive mund të bëjnë për të arritur sukses.

Advertisement

“Duhet t’u kthehemi votuesve tanë tradicionalë, që janë punëtorët. Duhet të pranojmë se në ciklet e kaluara zgjedhore shumë nga punëtorët votuan për të djathtën radikale. Kjo nuk është sepse janë radikalë ose fashistë, kjo është sepse ata ndihen të braktisur nga ne dhe ky është një paradoks”, theksoi Filipçe.

Shtoi se ata si qeveri, kanë bërë më të mirën për këtë grup qytetarësh, por për fat të keq nuk mundën ta shihnin avantazhin e politikës së tyre.

 

The post Filipçe: Marrëveshja e Prespës është shembull se dy vende fqinje vetë mund të gjejnë zgjidhje appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy