Ministri grek për Punë të Jashtme, Jorgos Gerapetritis tha Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet jo vetëm që shteti të ketë vazhdimësi, por arsye se është i ratifikuar dhe nuk mund të ndryshohet nga njëra palë, ndërsa pala tjetër duhet ta respektojë dhe zbatojë atë marrëveshje.
Sipas tij, teksti i Marrëveshjes nuk parashikon ndryshimin apo anulimin e njëanshëm të saj.
“Bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare që ratifikuan dy parlamentet dhe kjo do të thotë se nuk mund të ndryshohet në njëanshmëri. Edhe nëse ka vullnet nga Maqedonia e Veriut apo Greqia për ta ndryshuar njëanshëm marrëveshjen, kjo nuk mund të ndodhë. Marrëveshja e Prespës ishte nën kryesimin e Kombeve të Bashkuara, kishte përfaqësues të OKB-së dhe kjo i jep fuqi më të madhe marrëveshjes”, u shpreh Gerapetritis.
Ai theksoi se qeveria aktuale greke, si opozitë, “me kohë i ka vënë në dukje problemet nga Marrëveshja e Prespës”, duke shpjeguar se këto janë “probleme politike, gjeopolitike, por edhe teknike”, por se do ta respektojnë këtë marrëveshje.
Në lidhje me takimin eventual me homologun nga Maqedonia e Veriut, ministri grek theksoi se në Maqedoninë e Veriut ende ka Qeveri teknike, dhe menjëherë pas formimit të Qeverisë, Athina do të ndërmerr veprimet e caktuara./Telegrafi/
The post Gerapetritis: Marrëveshja e Prespës nuk mund të ndryshohet nga njëra palë appeared first on Telegrafi.