Filipçe: Masat dhanë rezultat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe vlerëson se gjendja me epideminë shënon trend ulës dhe se masat kanë dhënë rezultat.

“Megithatë, përvoja na ka treguar se shumë shpejtë mund të destabilizohet nëse nuk respektohen masat. Para nesh pasojnë festa, ditë të lira dhe mot i mirë. Le t’i shfrytëzojmë me përgjegjësi, të mos grupohemi dhe të mos i shkelim masat mbrojtëse”, shkroi Filipçe në “Facebook”.

Ai tha se nga java e ardhshme do të arrijë një sasi e madhe e vaksinave dhe se do të rriten kapacitetet për vaksinim deri në maksimum.

“Ju siguroj se do të vaksinohemi në mënyrë të shpejtë dhe efikase me qëllim që sa më shpejtë qytetarët të fitojnë imunitet. Prej jush kërkoj vetëm respektimin e masave të cilat do të na mbrojnë prej valës së re eventuale pas festave”, u shpreh Filipçe./Telegrafi/

Advertisement

Filipçe: Masat dhanë rezultat shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy