Filipçe: Mjekët amë janë hallka kryesore në zinxhirin e shëndetit publik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mjekët amë nuk janë të rëndësishëm vetëm për shëndetin e individëve, por edhe për shëndetin e tërë komunitetit. Ata janë hallkë kyçe në zinxhirin e shëndetit publik, shkroi ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe në Fejsbuk me rastin e 19 Majit – Ditës botërore të mjekëve amë.

“Barrë e madhe në luftën kundër pandemisë me Kovid-19, mjekët e përgjithshëm e mbajnë vetë nga preventive dhe kontrolli I pacientëve, ndarja e këshillave, konfirmimi i terapisë së nevojshme, këshilla për qëndrim në shtëpi, e deri te sigurimi I transportit drejt qendrave të kovidit. Ata së bashku me tërë personelin shëndetësor luajnë rol të rëndësishëm edhe për procesin e imunizimit, që është në rrjedhë”, shkroi Filipçe.

Në vitin 2019, siç thekson ministri I Shëndetësisë, të gjithë mjekët amë të praktikës së përgjithshme, gjinekologjisë dhe stomatologjisë morën përafërsisht 15 për qind apo 8 denarë rritje për pikë të kapitacionit, përkatësisht për 1000 pacientë marrin rreth 8000 denarë më shumë, ndërsa për 2000 pacientë 16.000 denarë më shumë mjete. Me këtë dukshëm e lehtësuam punën dhe funksionimin e tyre. Kjo rritje hapi mundësi, të stimulohen, plotësisht të punësojnë infermiere, të punësojnë edhe punonjës administrative, e tëra me qëllim që mjekët të jenë më të përkushtuar ndaj pacientëve të tyre”, theksoi Filipçe, duke iu dëshiruar mjekëve amë edhe më tej të vazhdojnë me përkushtimin dhe kontributin e tyre drejt shëndetit publik.

Filipçe: Mjekët amë janë hallka kryesore në zinxhirin e shëndetit publik shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy