Nuk ka asnjë argument pse qytetarët nuk do të vaksinoheshin, kjo është mënyra e vetme për të arritur imunitetin kolektiv dhe për t’u mbrojtur. Rreziku për t’u prekur nga Covid-19 është shumë i lartë. Tani, me muajt e vjeshtës, faktorët e rrezikut do të rriten më tej, njerëzit do të jenë përsëri brenda, prandaj, unë u bëj thirrje qytetarëve që ta marrin këtë çështje shumë seriozisht, tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Filipçe, për “Sitel”, theksoi sot se pasi filloi vaksinimi, dhe tani, me përforcimin e të gjithë procesit me masat e reja, situata është përmirësuar shumë, por vetëm me qytetarët e vaksinuar.

“Tani kemi një pandemi, një virus që po përhapet tek qytetarët e pavaksinuar. Një përqindje e madhe e numrit të përgjithshëm të pacientëve të diagnostikuar janë të pavaksinuar, gjithashtu nga numri i përgjithshëm i vdekjeve, gati 90 përqind janë qytetarë të pavaksinuar”, tha Ministri./Telegrafi/

Filipçe: Pa vaksinë nuk do të mund të funksionojmë normalisht shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";