Filipçe paralajmëron hapjen e kafeneve dhe zvogëlimi i orës policore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe për TV Sitel tha se momentalisht nuk përdoren të gjitha kapacitetet për vaksinim dhe se kjo do të ndodhë në fund të muajit me arritjen e vaksinave.

“Kjo tani nuk është kapaciteti ynë maksimal për vaksinim. Dinamika do të ndryshohet me arritjen e 200 mijë vaksinave kineze rreth 28 prillit. Kapaciteti është 10 mijë në ditë, pa sallat sportive që i po i përgatisim në Kumanovë, Shtip, Kavadar, Tetovë, Ohër dhe Manastir”, tha Filipçe.

Ai tha se gjendja momentalisht po stabilizohet dhe se nuk ka trysni aq shumë nëpër spitale.

“Presim që edhe numri i vdekjeve të ulet. Këtë e thonë edhe indikatorët. Nëse vazhdojnë këto indikatorë do të mund që një pjesë e objekteve hotelerike të hapen dhe të zvogëlohet ora policore”, tha Filipçe./Telegrafi/

Advertisement

Filipçe paralajmëron hapjen e kafeneve dhe zvogëlimi i orës policore shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy