Filipçe paralajmëron masa të reja: Në kufi do të kërkohet certifikatë vaksinimi, PCR test ose vërtetim për shërim nga COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp njoftoi për gjendjen epidemiologjike në vend duke nënvizuar se numri i të infektuarve është në rritje dhe apeloi deri tek qytetarët që të vaksinohen.

Ai tha se në mbledhjen e nesërme të Komisionit për Sëmundje Infektive, do të kërkojë që të vendosen masa të reja kufizuese.

“Evidente është rritja e personave të infektuar me koronavirus, gjendja është më kritike në Tetovë, Gostivar, po rritet numri edhe në Strugë. Prej sot me punë do të filloj edhe Spitali Modular, në Qendrën klinike në Shkup”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë, duke shtuar se deri tani janë vaksinuar edhe afro 4 mijë fëmijë të moshës deri në 18 vjet.

“Është biseduar edhe për një masë të re, ajo është që për hyrje dhe dalje nga vendi të kërkohet ose vërtetim për marrje të vaksinës, ose vërtetim që e keni kaluar Covid-19, ose PCR test jo më i vjetër se 72 orë”, tha Filipçe.

Advertisement

Ai shtoi se kjo masë do të vlejë për të gjithë qytetarët, edhe ata të RMV-së edhe të huajt./Telegrafi/

Filipçe paralajmëron masa të reja: Në kufi do të kërkohet certifikatë vaksinimi, PCR test ose vërtetim për shërim nga COVID-19 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy