Filipçe paralajmëron rikthimin e orarit të punës për kafenetë deri në ora 21:00

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot deklaroi se objektet hotelerike do të mund ta kthejnë orarin e punës deri në ora 21:00 vetëm nëse gjendje epidemiologjike mbetet stabile siç është për momentin.

Në pyetjen nëse planifikohen masa të reja ose lehtësim të masave pa festave, Filipçe paralajmëroi rikthimin e orarit të punës deri në ora 21:00.

“Konkretisht mund të them se hoteleritë do të kthehen në orarin e punës deri në ora 21:00. Po e ndjekim gjendjen se si po zhvillohet dhe sipas analizave, në të ardhmen do të vendosim nëse do të ketë kufizime shtesë”, theksoi Filipçe.

Ndryshe, masat kufizuese sipas vendimit të fundit të Qeverisë do të vlejnë deri më 18 janar./Telegrafi/

Advertisement

Filipçe paralajmëron rikthimin e orarit të punës për kafenetë deri në ora 21:00 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy