Filipçe: Përmirësohet gjendja me pandeminë në rajonin e Pollogut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vazhdon rënia e numrit të të infektuarve nga COVID 19 dhe të shtruarve në spitale në të gjithë territorin e vendit. Në Tetovë dhe Gostivar, ku situata ishte më e rëndë kohëve të fundit, situata është më e qëndrueshme. Ministri I Shëndetësisë Venko Filipce thotë se ulja e shifrave është sinjal i mirë.

Ky trend i uljes së numrave vazhdon. Edhe në numrin total të diagnostikimeve të reja po ashtu zvogëlohet edhe numri i kontrolleve nëpër spitale. Njëri nga indikatorët kryesor janë kontrollet në Klinikën Infektive atje kishte mesatarisht 120-130 kontrolle kur ishte vala më e madhe ndërsa tani ka rreth 90 kontrolle. Nuk ka më numër të lartë të të shtruarve në Spitalin e Tetovës, tani janë 90. Këto parametra tregojnë se situate po zbutet, dhe këto janë shenja të mira – deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Ndërkohë procesi i vaksinimit vazhdon të rrjedhë. Sa i përket dozës së tretë të vaksinës ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se kompania Pfizer ka zyrtarizuar qëndrimin se pacientët me sëmundje kronike që kanë imunitet të dobët duhet të vaksinohen me dozë të tretë. Doza e tretë e vaksinës mund të merret 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Komiteti ynë për imunizim i pret rekomandimet zyrtare për dozën e tretë për të gjithë qytetarët tjerë që nuk kanë sëmundje kronike dhe imunitet të dobët – tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Advertisement

Nga ana tjetër të enjten do të hapet një pikë e re e vaksinimit në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi me qëllim që studentët ta kenë më të lehtë qasjen deri te imunizimi.

“Mesazhi im deri te të gjithë të rinjtë e shtetit moshatarët e mi, është që të tregojnë një vetëdije të lartë, seriozitet dhe përgjegjësi kur bëhet fjalë për shëndetit publik. Të vaksinohemi, të mbrohemi vetë dhe njerëzit përreth nesh – u shpreh Ernes Nikoçeviç, student.

Në të gjithë territorin e vendit deri tani me dy doza janë vaksinuar rreth 570 mijë qytetarë. Sipas autoriteteve shëndetësore ka mjaftueshëm vaksina. Për arritjen e imunitetit kolektiv duhet të vaksinohet 80 për qind e popullatës./Alsat/

Filipçe: Përmirësohet gjendja me pandeminë në rajonin e Pollogut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy