Filipçe: Shpresoj të mos politizohet furnizimi me vaksinat ruse, javën e ardhshme vaksinohen gazetarët nën moshën 40-vjeçare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp tha se javën e ardhshme do të vaksinohen pjesa e mbetur e gazetarëve, gjegjësisht ata nën moshën 40-vjeçare.

Filipçe u shpreh i kënaqur me procesin e vaksinimit në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjithsesi se gazetarët ishin një nga grupet më me prioritet. Një numër i madh i gazetarëve veçmë janë imunizuar. Shpresojmë se javën e ardhshme do të vij radha edhe e gazetarëve që nuk janë vaksinuar”.

“Vaksinimi po rrjedh mirë, për momentin po vaksinohen të gjithë ata persona të moshës mbi 40 vjeç që janë paraqitur në www.vakcinacija.mk. Sa u përket vaksinave të reja, 500 000 vaksina nga Sinovaks pritet të arrijnë kah fundi i qershorit”, tha Filipçe.

Advertisement

Ai u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me dëbimin e diplomatit rus, çështje për të cilën tha se dëshiron që të mos politizohet furnizimi me vaksinat ruse.

“Dozat tjera të vaksinës ruse kundër Covid-19 pritet të vijnë në fund të muajit maj. Në asnjë moment gjatë takimeve por edhe bisedave telefonike që kam pasur me ambasadorin e Rusisë, nuk ka asnjë paralajmërim për politizim të kësaj çështje, as nuk ka qenë në fillim dhe as nuk është tani. Paralajmërimet e fundit janë se deri në fund të muajit maj do të arrijnë një pjesë e dozave, të shohim nëse do të jetë kështu”, tha Filipçe./Telegrafi/

Filipçe: Shpresoj të mos politizohet furnizimi me vaksinat ruse, javën e ardhshme vaksinohen gazetarët nën moshën 40-vjeçare shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy