Filipçe sqaron efektet e vaksinës AstraZeneca

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sqaroi efektet e vaksinës kundër COVID-19 të AstraZeneca.

“Për gjithë qytetarët që kanë pranuar dozën e vaksinës “AstraZeneca” dhe për ata që do të vaksinohen me këtë vaksinë, ua them disa informacione për vaksinën dhe procesin e krijimit të imunitetit. Pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, nevojiten deri në tre javë deri sa të krijohet imuniteti. Kjo do të thotë se në ditët pas marrjes së vaksinës duhet të jeni të kujdesshëm gjatë tre javëve dhe t’i respektoni masat për mbrojtje personale”, sqaron Filipçe.

Ministri po ashtu sqaroi se efektet e padëshiruara janë dhimbjen në vendin e vaksinimit, kruajtje, rritje të temperaturës, kokëdhimbje dhe dhimbje të muskujve dhe se këto efekte të padëshiruara paraqiten 1/10.

“Efektet e padëshiruara zgjasin pak zhduken për një ose dy ditë pas vaksinimit”, shkroi Filipçe./Telegrafi/

Advertisement

Filipçe sqaron efektet e vaksinës AstraZeneca shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy