Filipçe: Të lejohet organizimi i dasmave, ndërsa maskat është herët të hiqen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Maskat duhet të mbahen edhe më tej, është herët të hiqen. Objektet hotelerike duhet të vazhdojnë të punojnë vetëm jashtë, ndërsa pas një kohe më të gjatë duhet të lejohen edhe dasmat, por me protokolle në bazë të plotësimit të kapacitetit dhe vetëm në ambiente të jashtme. Eventualisht mund të ndryshohet numri i mysafirëve në një tavolinë”.

Këtë e deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, para sallës sportive “A1 Arena Boris Trajkovski”, duke shtuar se nëse vazhdon trendi i uljes së infektimeve, këto masa të zbatohen nga qershori.

“Unë nuk mund të them se do të jetë kështu, pasi për këtë vendos Komisioni për Sëmundje Infektive”, tha Filipçe.

Sipas tij, të gjitha protokollet tjera në lidhje me organizimin e ngjarjeve janë adekuat dhe të njëjtit, tha se duhet të vazhdohet të zbatohen.

Advertisement

Megjithatë, Filipçe shpreson që do të vazhdojë trendi i uljes së infektimeve dhe më pas të flitet për lehtësimin e masave./Telegrafi/

Filipçe: Të lejohet organizimi i dasmave, ndërsa maskat është herët të hiqen shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy