minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Filipçe thotë se nuk ka rekomandim për përzierje të vaksinave, të dyja dozat duhet të jenë nga i njëjti prodhues - Struga.info


Filipçe thotë se nuk ka rekomandim për përzierje të vaksinave, të dyja dozat duhet të jenë nga i njëjti prodhues

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Nuk ka asnjë rekomandim për përzierjen e vaksinave. Sa i përket dozës së parë, i njëjti prodhues duhet të jetë për dozën e dytë. Dhe këto janë rekomandimet zyrtare të të gjithë prodhuesve. Ne nuk kemi asnjë rekomandim zyrtar që mund të jetë një vaksinë e një lloji për dozën e parë dhe lloj tjetër për dozën e dytë”.

Këtë e deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ndërsa në lidhje me arritjen e sasive të reja të vaksinës, ai theksoi se ende nuk ka data të sakta për mbërritjen e vaksinave “Sputnik” dhe “Sinovak”.

“Dje kam biseduar me ambasadorin rus dhe ai merr përsipër gjatë ditës të kontaktojë Institutin në Moskë dhe të japë komente. Paralajmërimi për ardhjen e vaksinave nga “Sinovak” është për dhjetë ditët e para të këtij muaji”, tha Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas kremtimit të Ditës Botërore të Fëmijëve në oborrin e klinikës për fëmijë.

Ai theksoi se imunizimi nuk do të ndërpritet, dje mbërritën vaksinat nga “Pfizer” të cilat po shpërndahen, dhe gjatë javës ata presin që vaksinat e tjera të mbërrijnë nga Bullgaria dhe Greqia.

Advertisement

Ai theksoi se rastet me Kovid-19 në ditët e fundit nuk janë në gjendje serioze.

The post Filipçe thotë se nuk ka rekomandim për përzierje të vaksinave, të dyja dozat duhet të jenë nga i njëjti prodhues appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy