Filipçe: Vaksinimi do të bëhet në spitalet modulare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vaksinimi do të bëhet në spitalet modulare, duke filluar nga ora 08:00 deri në ora 20:00.

Kështu ka sqaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në rrjetin social “Facebook”.

“Vaksinimi do të zhvillohet në pesë pika të vaksinimit, kurse në ekipet e vaksinimit ka infermiere dhe mjekë. Spitali modular do të punojë në dy ndërrime, nga ora 8 deri në orën 20”, shkroi Filipçe.

Përndryshe, dje në vend ka arritur dërgesa e parë e vaksinave, që kap numrin prej 4.680 vaksina nga 8000 sa u parashikuan nga kompania “Fajzer”, të cilat janë donacion nga Serbia.

Advertisement

Gjatë mesit të këtij muaji, priten të arrijnë edhe 200 mijë vaksina kineze nga kompania “Sinofarm”.

Filipçe: Vaksinimi do të bëhet në spitalet modulare shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy