Filloi afati i parë i regjistrimit të studentëve të rinj në Universitetin e Tetovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Universiteti i Tetovës bëjnë të ditur se sot ka filluar afati i parë i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2023/2024.

“Kandidatë nga qytete të ndryshme të vendit tonë, nga Republika e Kosovës, Republika e Shqipërisë dhe rajoni, sot në ambientet e Universitetit tonë kanë aplikuar për të studiuar në programe të ndryshme studimore, të cilët i ofrojnë 13 njësitë akademike të Universitetit të Tetovës”, thonë nga Universiteti i Tetovs.

Ata shtojnë se afati i parë i regjistrimit në UT do të vazhdojë deri më 1 shtator 2023.

Ndryshe, për të lehtësuar procedurat e regjistrimit për studentët e rinj, Universiteti i Tetovës ka krijuar edhe aplikimin online./Telegrafi/

Advertisement

Filloi afati i parë i regjistrimit të studentëve të rinj në Universitetin e Tetovës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy